Video/ "Ferri" që po përgatisin qytetarët ukrainas për pushtuesit rusë

Banorët e Kievit kanë kaluar një tjetër natë nën sinjalet e alarmit për sulme ajrore. Deri herët në mëngjes janë dëgjuar të paktën 5 shpërthime të mëdha në kryeqytetin e Ukrainës, ndërsa konfliktet me armë mes ushtrisë vendase dhe asaj ruse kanë qenë të forta.

Megjithatë zyrtarët e Kievit pretendojnë se edhe në ditën e tretë kanë arritur të thyejnë sulmet e kundërshtarëve.

Ushtrisë i janë bashkuar dhe mjaft qytetarë. Me bomba Molotov ata shfaqen të përgatitur por dhe duke sulmuar ushtrinë që synon pushtime.

Në videon e mëposhtme shihen vetë qytetarët ukrainas që  janë mobilizuar duke përgatitur kokteje molotov dhe pengesa metalike për tanket.

"Të gjithë po përgatitemi të shkatërrojmë pushtuesin. Ju nuk mund të na mundni", thuhet në videon e shpërndarë në Twitter.

Ushtria ukrainase thotë se ka arritur të shkatërrojë 102 530 mjete të armatosura, 14 avionë, dy helikopterë por dhe armatime të tjera.

Po ashtu pretendohet se janë 3 mijë e 500 ushtarë të Moskës që janë vrarë deri më tani ndërsa 150 ushtarakë të Ukrainës kanë mbetur viktima.