William dhe Kate shprehin mbështetjen për Ukrainën: Sot qëndrojmë me Presidentin dhe gjithë popullin

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, William dhe Kate kanë shprehur në Tëitter mbështetjen e tyre për Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Çifti mbretëror britanik tha se ata qëndrojnë pranë tij dhe popullit të Ukrainës.

"Sot ne qëndrojmë me Presidentin dhe gjithë popullin e Ukrainës ndërkohë që ata luftojnë me trimëri për të ardhmen e vendit."