Spekulimet për "bombën e pistë" janë të rreme, Ministri ukrainas: Propaganda ruse ka dalë nga binarët
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka reaguar ndaj akuzave se qeveria e tij synon të shpërthejë një bombë të pistë në territorin rus.
Bombat e pista janë pajisje që kombinojnë eksplozivët konvencionale me materiale radioaktive dhe janë krijuar për të vrarë mijëra njerëz në çast.
Televizioni shtetëror rus ka folur mbi këtë mundësi ditët e fundit dhe në mbledhjen e të premtes mbrëma të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ambasadori rus Vasily Nebenzya u tha delegatëve: "Ne nuk duam që Ukraina të zhvillojë një 'bombë të pistë'".
Në një postim në Twitter, Kuleba e ironizoi sugjerimin, duke thënë:"Propaganda ruse ka dalë nga binarët".
Ukraina mbetet i vetmi vend në histori që heq dorë vullnetarisht nga armët e saj bërthamore.
Ajo dorëzoi një arsenal prej rreth 5,000 raketash dhe bombash në vitin 1994 në këmbim të garancive të sigurisë nga Rusia dhe Perëndimi.

