Estonia dhe Letonia mbyllin hapësirën ajrore për Rusinë: Ta mbyllë dhe BE
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2022, 13:34
Estonia mbyll hapësirën ajrore për fluturimet ruse duke iu bashkuar kështu fqinjit të saj Letonisë.
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, u kërkoi vendeve të tjera të BE-së të bëjnë të njëjtën gjë.
Ndërkohë linja ajrore airBaltic tani ka anuluar të gjitha fluturimet drejt Rusisë deri më 26 mars.
Polonia, Britania e Madhe, Republika Çeke dhe Bullgaria gjithashtu kanë kufizime.
Nga ana tjetër Rusia ka ndaluar linjat ajrore nga Bullgaria, Polonia dhe Republika Çeke si një ‘hakmarrje’ ndaj vendeve që kanë vendosur po të njëjtat masa.
Autoriteti rus i aviacionit civil tha se linjat ajrore do të ndalohen të fluturojnë mbi territorin e saj.
Në fillim të kësaj jave Rusia ndaloi edhe të gjitha linjat ajrore të Britanisë.
