Sulmet nga Rusia, 35 të plagosur në Kiev, mes tyre dy fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2022, 09:19
Rreth 35 persona mes tyre 2 fëmijë janë plagosur si pasojë e sulmeve ruse në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, mbrëmjen e 25 shkurtit.
Lajmin e ka bërë me dije Kryetari i bashkisë së qytetit, Vitali Klitschko.
Një raketë ruse ka goditur një pallat, ku ka shkatërruar disa apartamente.
Kryebashkiaku Vitalii Klitschko tha se ushtria ruse nuk ka hyrë në qytet.
Ai shtoi se priten më shumë sulme ajrore dhe inkurajoi njerëzit të qëndrojnë në strehimoret e bombave.
