Franca dërgon armë në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2022, 08:46
Franca po i vjen në ndihmë Ukrainës, duke i dërguar armë kësaj të fundit.
Po ashtu dhe shtete të tjera po ndihmon Ukrainën në luftën kundër Rusisë.
Presidenti ukrainas në një postim që bëri në rrjetet sociale, pak më parë tha se zhvilloi një telefonatë me Macron.
‘Një ditë e re në vijën e frontit diplomatik filloi me një bisedë me presidentin. Armët dhe pajisjet nga partnerët tanë janë rrugës për në Ukrainë. Koalicioni kundër luftës po funksionon!’- shkruan presidenti Ukrainës.
Të shtunën, Macron postoi një video të tij duke deklaruar: Lufta do të zgjasë ne duhet të përgatitemi për të”

