Ukrainasi tenton të ndalojë me trup tanket ruse, videoja bëhet virale në rrjet/ Shikojeni

Një video që po qarkullon në rrjetet sociale tregon momentin kur një burrë përpiqet të ndalojë kolonën ushtarake ruse të përparojë

Videoja është bërë virale në internet duke u krahasuar me "njeriun e tankeve" të sheshit Tiananmen.

"Ukrainasi jashtëzakonisht i guximshëm përpiqet të ndalojë një kolonë ushtarake ruse duke bllokuar automjetet me trupin e tij ashtu si "Njeriu i Tankeve" në sheshin Tiananmen," shkroi në Twitter Henry Langston, një gazetar i pavarur.

Ai përpiqet të ndalojë tanket me trupin e tij dhe në video duket që ata tentojnë të devijojnë. Një nga automjetet del nga rruga për të kaluar.

Eshtë e paqartë se ku është filmuar video. Por më shumë se 10 automjete janë në kolonë, shumë prej të cilave duket se kanë një "Z" të lyer anash. Simboli Z u pa në kamionët ushtarakë rusë ndërsa trupat u mblodhën në kufirin me Ukrainën.