Zelenskiy bisedë telefonike me Leyen: Pres mbështetje nga BE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka zhvilluar një telefonatë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në një postim në Twitter, ai tha se ata diskutuan ndihmën e BE-së për Ukrainën dhe ai shpresonte që vendi i tij të merrte ndihmën e tyre.

 “Ukraina po lufton pushtuesin me armë në duar, duke mbrojtur lirinë e saj dhe të ardhmen evropiane. Diskutuam me Von der Leyen ndihmën efektive për vendin tonë nga kjo luftë heroike. Unë besoj se BE zgjedh gjithashtu Ukrainën”, tha ai.