OKB: Mbi 120,000 refugjatë ukrainas kanë lënë shtëpitë e tyre, vendet ku janë vendosur

Agjencia e OKB-së për refugjatët ka konfirmuar se më shumë se 120,000 refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi që kur Rusia filloi sulmin e saj.

Zëvendës komisioneri i lartë për refugjatët, Kelly Clements, tha në një intervistë se situata ka të ngjarë të përkeqësohet.

"Mbi 120,000 njerëz kanë shkuar në të gjitha vendet fqinje.”- tha ai. 

Shumica po shkojnë në Poloni dhe Moldavi, por disa po mbërrijnë edhe në Rumani, Sllovaki dhe Hungari.