Ambasada e Ukrainës në Moskë evakuohet në Letoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2022, 09:45
Ambasada e Ukrainës në Moskë po evakuohet në Letoni.
Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi të ministrisë së jashtme i Letonisë, Janis Bekeris
"Ishte lutja e tyre, ne ramë dakord me gatishmëri. Ne po i ndihmojmë ata në proces dhe po i ndihmojmë që të vendosen," tha ai.
Ai nuk pranoi të thoshte nëse stafi i ambasadës kishte mbërritur tashmë në Letoni, pasi ishte i shqetësuar për sigurinë e tyre.
