Video prekëse, fëmijët ukrainas me lot në sy thirrje Putin: Largoje ushtrinë nga vendi ynë

Fëmijët ukrainas i kërkojnë presidentit Vladimir Putin, që të largojë ushtrinë nga vendi i tyre.

Në një video-mesazh ata i kërkojnë presidentit rus që ta lërë të qetë vendin e tyre.

Si pasojë e pushtimit rus, deri më tani janë vrarë 200 ukrainas ku në mesin e tyre janë dhe 3 fëmijë.

Ndërkohë janë plagosur  1,115 njerëz, duke përfshirë 33 fëmijë. Nga Ukraina sipas OKB deri më tani janë larguar 120,000 refugjatë.