Protestë masive në Gjeorgji, mijëra qytetarë mbushin sheshet në mbështetje të Ukrainës

Protesta masive po zhvillohen në Tbilisi të Gjeorgjisë, në mbështetje të Ukrainës, e cila tashmë është pushtuar nga Rusia.

Siç  shihet në një video të ndarë në rrjetet sociale, mijëra njerëz kanë mbushur sheshet, për të protestuar kundër luftës së Rusisë.

Ukraina është futur në ditën e tretë të luftës, ndërkohë shumë shtete perëndimore dhe SHBA,  kanë dalë në mbështetje të saj.

Po ashtu qindra qytetarë në shtete të ndryshme kanë dalë në protestë kundër luftës së Rusisë.