FOTO/ Raketa godet pallatin në Kiev, shkatërrohen disa apartamente

Ndërsa Ukraina është zgjuar në ditën e tretë të luftës, në një foto të publikuar në rrjetet sociale shihet se një pallat është goditur nga një raketë.
Mësohet se ndërtesa ndodhet pranë aeroportit Zhuliany të kryeqytetit.
Siç shihet disa apartamente janë shkatërruar, ndërkohë kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, tha se shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje, por shkalla e viktimave nuk dihet, tha.
Kyiv, our splendid, peaceful city, survived another night under attacks by Russian ground forces, missiles. One of them has hit a residential apartment in Kyiv. I demand the world: fully isolate Russia, expel ambassadors, oil embargo, ruin its economy. Stop Russian war criminals! pic.twitter.com/c3ia46Ctjq
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 26, 2022
Reuters raporton gjithashtu një sulm me raketa që synon zonën pranë aeroportit të Kievit.
