Pushtimi i Ukrainës, eksperti rus: Popullariteti i Putinit mund të bie

Ne e dimë se ka pasur demonstrata të shumta kundër luftës në Rusi dhe një mori personalitetesh dhe rusë kanë treguar kundërshtimin e tyre ndaj luftës.

Ndërkohë një këshilltar i Kremlinit, Andrey Kortunov, Drejtor i Përgjithshëm i Këshillit të Çështjeve Ndërkombëtare Ruse (RIAC),  i tha BBC-së  se pushtimi rus  ndaj Ukrainës nuk ishte i justifikueshëm.

Ai tha se shumë nga kolegët e tij në ministrinë e jashtme ishin gjithashtu "shumë të befasuar, të tronditur dhe madje të shkatërruar" kur panë se çfarë po ndodhte.

"Nëse është një operacion i cili do të ketë viktima të kufizuara dhe do të konsiderohet si një sukses, popullariteti i udhëheqjes së Putin nuk do të bjerë," tha ai.

Plani fillestar i Putinit ishte të përfundonte operacionin brenda dy javësh, tha ai.

"Nëse, dëmi do të jetë i kufizuar dhe nuk do e fitojë këtë luftë, atëherë popullariteti i tij ka të ngjarë të bjerë".