Pushtimi rus, 100 mijë ukrainas shkojnë në Poloni

Një numër në rritje i shpejtë i njerëzve po ikin nga lufta në Ukrainë.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se rreth 100,000 njerëz kanë kaluar tashmë në Poloni.

"Lëvizja e refugjatëve po rritet," thotë zëdhënësja Anna Michalska.

Më shumë se 20,000 njerëz kanë mbërritur që nga ora 06:00 e mëngjesit së ditës së sotme.

Qeveria në Poloni është zotuar të pranojë këdo që i shpëton luftës në Ukrainë dhe t'u japë strehim të përkohshëm atyre që nuk kanë ku të shkojnë.

Polonia po i lejon njerëzit të kalojnë kufirin në këmbë në të tetë pikat e saj të kalimit kufitar.