Fëmija lind në metronë e Kievit, ku po strehohen njerëzit nga sulmet ruse
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2022, 01:11
Mes sulmeve ajrore në Kiev, banorët janë strehuar në stacionet e metrosë nëntokësore të qytetit.
Trenat kanë mbetur të hapur e në platformat e tyre janë akomoduar njerëzit. Ata kanë përdorur aplikacionin Telegram për të komunikuar me botën jashtë
Pak orë më parë një grup i hapur në Telegram raportoi se një grua kishte sjellë në jetë fëmijën e saj në metro.

