Ukraina: 3,500 ushtarë rusë janë vrarë deri më tani

Rreth 3,500 ushtarë rusë janë vrarë deri më tani, si pasojë e pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se 200 ushtarë të tjerë janë zënë robër.

Ukraina njofton se Rusia deri më tani ka humbur edhe 14 avionë, 8 helikopterë dhe 102 tanke. Po ashtu raportohet se 536 mjete të blinduara janë shkatërruar.

 

 Rusia deri më tani nuk ka raportuar se ka ushtarë të vrarë.

Ukraina: 3,500 ushtarë rusë janë vrarë deri më tani