Zelensky mohon se ka bërë thirrje për dorëzim të armëve: Jemi këtu, do mbrojmë shtetin tonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Shkurt 2022, 07:34
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka postuar një video në rrjetet sociale, ku u ka dhënë fund thashethemeve që ai I ka bërë thirrje ushtrisë të dorëzojë armët.
Ai shprehet se kjo nuk është e vërtetët dhe se ushtria po mbron Ukrainën.
Не вірте фейкам. pic.twitter.com/wiLqmCuz1p
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 26, 2022
"Ka shumë informacione të rreme në internet që i bëj thirrje ushtrisë sonë të lërë armët dhe se ka evakuim. Unë jam këtu. Ne nuk do të dorëzojmë armët. Ne do të mbrojmë shtetin tonë."