Facebook ndalon mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama në platformat e tyre

Facebook, ka njoftuar se do të ndalojë mediat shtetërore ruse të shfaqin reklama ose të fitojnë para në platformat e saj kudo në botë.

“Ne vazhdojmë të aplikojmë etiketa për mediat shtetërore ruse”, postoi kreu i politikës së sigurisë në Facebook, Nathaniel Gleicher në Twitter.

Ai shtoi se këto masa të reja kanë hyrë në fuqi dhe do të vazhdojnë edhe në fundjavë.