Italia jep 110 milionë euro ndihmë financiare për Ukrainën

Kryeministri italian Mario Draghi referon në Parlament mbi situatën në Ukrainë.

Ukraina ka regjistruar 137 viktima e 316 të plagosur si dhe nga burimet ukrainase informohet se janë 800 trupa të humbur nga ushtria ruse e cila nuk ka publikuar të dhëna.

Forcat ruse kanë hyrë në territorin ukrainas nga pjesa veriore, verilindore, jug lindore, jugore si dhe nga bregdeti. Është mbyllur lundrimi në detin Azov e janë izoluar  portet Mariupol e Berdiansk.

Shpërthime janë regjistruar deri në territorin Leopoli, zona më e afërt me kufirin e Bashkimit Europian.

Ushtria ruse ka zbarkuar në portin e Odesas, ku janë regjistruar të paktën 20 viktima e ka marrë nën kontroll stacionin nuklear të Chernobyl.

Ushtria ruse vazhdon lëshimin e raketave në pjesën qendrore e perëndimore të Ukrainës si dhe në  qytetin Kiev.

Radhë të gjata automjetesh regjistrohen në dalje të qyteteve dhe është e mundur që një fluks refugjatësh të shkojnë në drejtim të vendeve europiane në kufi me Ukrainën.

Presidenti ukrainas Zelensky ka deklaruar prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Federatën ruse e ka firmosur dekretin për thirrjen nën armë të meshkujve në moshën nga 18 në 60 vjeç të cilëve i është ndaluar largimi nga Ukraina.

Italia lëvron 110 milionë euro ndihmë financiare për Ukrainën për qëllim humanitar e stabilitet marko financiar.

Aktualisht 240 trupa italianë janë përfshirë në operacionin e NATO-s në Letonia e Italia do të nis 1400 trupa të tjerë të Marinës detare e ajrore e 2000 të tjerë janë në dispozicion  të NATO-s.