Lufta në Ukrainë, Zelensky bisedon me Johnson: Kemi nevojë për mbështetjen e partnerëve më shumë se kurrë
Presidenti ukrainas Zelensky nëpërmjet një postimi në Twitter thotë se ka zhvilluar bisedime në mëngjes me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.
Ai bëri thirrje për sanksione më të forta dhe më shumë mbështetje, duke postuar në Twitter: “Ukraina ka nevojë për mbështetjen e partnerëve më shumë se kurrë”.
Held talks with ???????? PM @BorisJohnson. Reported on the course of ????????’s defense and insidious attacks on Kyiv by the aggressor. Today ???????? needs the support of partners more than ever. We demand effective counteraction to the Russian Federation. Sanctions must be further strengthened.
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 25, 2022
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar plot admirim për forcat e Ukrainës
Kryeministri Johnson u shpreh "plot admirim" për guximin e forcave të Ukrainës.
Dyshja diskutuan sanksionet ndaj Rusisë dhe mbështetjen praktike për qeverinë ukrainase.
Presidenti Zelensky i tha kryeministrit se kishte pasur humbje të mëdha nga pala ukrainase - por humbje të mëdha i ishin shkaktuar edhe Rusisë.
Presidenti Zelensky u kërkoi gjithashtu udhëheqësve perëndimorë të inkurajojnë protestat kundër luftës në Rusi.
Johnson premtoi të bëjë "gjithçka që mundet". Kryeministri i tha udhëheqësit ukrainas: "Ne besojmë se Putini do të dështojë dhe ky është tani një objektiv kryesor i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar".
