Bilanci i 24 orëve të luftës në Ukrainë, ministria e Mbrojtjes: 800 ushtarë rusë janë vrarë
Gjatë 24 orëve të fundit 137 ukrainas raportohen të vrarë nga autoritetet vendase duke përfshirë ushtarët dhe civilët, ndërkohë të njëjtët thonë se kanë ekzekutuar 800 trupa ruse dhe kanë shkatërruar 7 avionë dhe 30 tanke ruse.
Si pasojë e ofensivës ruse kanë humbur jetën 137 ukrainas ka njoftuar presidenti i vendit Volodymyr Zelenskyy.
Kreu i shtetit tha se mes 137 të vrarëve përfshihen civilët edhe ushtarët.
Ministria e Mbrojtjes ukrainase ka deklaruar se afro 800 ushtarë rusë janë vrarë nga forcat vendase, 7 avionë e 6 helikopterë janë rrëzuar, si dhe janë shkatërruar mbi 30 tanke ruse.
Forcat ruse kanë përparuar me shpejtësi nëpër territorin ukrainas me të shtëna me armë zjarri nga toka dhe shpërthime ajrore.
Raportohet se gjatë natës ka pasur shpërthime edhe në kryeqytet, në Kiev.
Më i madhi u regjistrua rreth orës 4:00 të mëngjesit në një lagje periferike të qytetit.
Forcat ruse morën kontrollin e termocentralit të Çernobilit, e cila shkaktoi shqetësim të madh te ndërkombëtarët, si dhe një aeroport kyç pranë Kievit.
Kombet e Bashkuara vlerësojnë se më shumë se 100,000 njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre, të cilët janë pritur nga vendet fqinje si Polonia, Moldavia dhe Hungaria.
Rusia ka arrestuar afro 700 persona të cilët protestuan kundër hapjes së luftës ndaj Ukrainës.
Protesta të tilla u mbajtën në qytete të ndryshme anembanë Evropës.

