Kanadaja dënon sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, saksione të reja. Anulon 700 mln dollarë leje eksporti
Kryeministri kanadez Justin Trudeau dënoi pushtimin rus ndaj Ukrainës, gjatë një konference për shtyp.
“Kanadaja është e qartë në dënimin e sulmit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj shtetit sovran dhe demokratik të Ukrainës. Mos respektimi i pacipë i Presidentit Putin për ligjin ndërkombëtar, demokracinë dhe jetën njerëzore është një kërcënim masiv për sigurinë dhe paqen në mbarë botën.” – tha ai.
Trudeau tha se Kanadaja po vendos "sanksione të rënda" ndaj anëtarëve të këshillit rus dhe anëtarët e familjeve të tyre
“Ne gjithashtu do të sanksionojmë anëtarët e këshillit rus të sigurisë, duke përfshirë ministrin e mbrojtjes, ministrin e financave dhe ministrin e drejtësisë”, tha Trudeau.
Po ashtu ai ka bërë me dije se do të ndërpresin të gjitha lejet e eksportit për Rusinë
Anulimi i lejeve ekzistuese të eksportit dhe sanksionet shtesë u njoftuan në një konferencë shtypi të enjten e 24 shkurtit 2022 me kryeministrin Justin Trudeau, zëvendëskryeministren Chrystia Freeland, ministren e Punëve të Jashtme Melanie Joly dhe Ministren e Mbrojtjes Anita Anand.
Ministrja e Jashtme Joly tha se qindra leje eksporti po anulohen, me vlerë më shumë se 700 milionë dollarë. Aplikimet për leje të reja për të eksportuar mallra në Rusi do të refuzohen.
Në fjalimin e tij, Trudeau i quajti gjithashtu veprimet e Putinit "kërcënimi më i madh për stabilitetin evropian që nga Lufta e Dytë Botërore" dhe tha se ai ka qenë në kontakt me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky.
Më herët në mëngjes të së enjtes, Trudeau u takua me partnerët kanadezë të G7 për të rënë një dakord për një përgjigje ndaj pushtimit rus. Ai tha se qeveria kanadeze po punon gjithashtu ngushtë me NATO-n dhe aleatët e tjerë.
"Së bashku, ne e kemi bërë të qartë se dhuna, agresioni dhe shkelja e ligjit ndërkombëtar rus nuk do të mbeten pa u ndëshkuar," tha Trudeau.
Trudeau i bëri thirrje Putinit që të ndalojë të gjitha “veprimet armiqësore” kundër Ukrainës dhe të tërheqë të gjitha forcat ushtarake dhe përfaqësuese nga vendi.
