Bashkurti: Me Ukrainën Rusia bëhet një fuqi shumë e madhe, do që të sigurojë një dalje në Mesdhe

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, ambasadori dhe profesori Lisen Bashkurti u shpreh se me Ukarinën Rusia bëhet një fuqi shumë e madhe dhe rrit dominimin mbi Detin e Zi.

Sipas tij, me këtë dominim rrit edhe kontrollon mbi hapësirën në pjesën juglindore të Evropës dhe siguron një dalje edhe në Mesdhe.

Bashkurti: Me Ukrainën Rusia bëhet një fuqi shumë e madhe dhe rrit dominimin mbi Detin e Zi. Me këtë dominim rrit edhe kontrollon mbi hapësirën në pjesën juglindore të Evropës dhe siguron një dalje edhe në Mesdhe. Një dalje e tillë, flota ushtarake ruse bëhet dominuese duke dalë edhe drejt Paqësorit.

Rusia ka nevojë që t’i konsolidojë pozitat e saj e saj strategjike. Ajo ka nevojë për një korridor ndërlidhës dhe me Donbasin e republikave që ka njohur do që të krijojë një lidhje direkte me Krimenë. Për këtë korridor ka luftuar prej kohësh.