Elitat ruse do të sanksionohen nga SHBA, Biden: Putin ka vizion të keq për botën

Presidenti Joe Biden deklaroi se në listën e sanksioneve do të përfshihen dhe elitat ruse me familjarët e tyre.
"Këta janë njerëz që fituan personalisht nga politikat e Kremlinit dhe ata duhet të ndajnë dhimbjen," tha ai.
Presidenti Biden theksoi se pushtimi rus i Ukrainës tradhtoi "vizionin e keq" të Vladimir Putin.
Gjatë fjalës së tij, Biden tha se operacioni nuk kishte të bënte kurrë me shqetësime "të vërteta" ruse të sigurisë, por përkundrazi kishte të bënte me agresionin e zhveshur dhe dëshirën e Putinit "për perandori".
"Veprimet e Putinit tradhtojnë vizionin e tij të keq për të ardhmen e botës sonë, një ku kombet marrin atë që duan me forcë," tha Biden.
"Por është një vizion që Shtetet e Bashkuara dhe vendet liridashëse do ta kundërshtojnë."

