Rusia trondit bursat, sanksionet e perëndimit ndaj Moskës mund të rrisin më shumë çmimet

Pushtimi i Ukrainës nga Moska ka sjellë efektet e para të rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm pasi Rusia është eksportuesi kryesor i tyre dhe se sanksionet e perëndimit mund të përkeqësojnë edhe më shumë.

Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën ndjeshëm pasi Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës.

Çmimi arriti në 105 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina.

Çmimet e gazit natyror u rritën me 6.1% të enjten pas sulmit të Ukrainës.

Rusia është eksportuesi i dytë më i madh i naftës së papërpunuar dhe eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror të lëngshëm.

Edhe Shtetet e Bashkuara importojnë naftë dhe gaz nga Rusia.

Nëse SHBA-të sanksionojnë Moskën, do të reflektohej në rritjen e çmimit për qytetarët amerikanë.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian, Australia dhe Japonia ishin ndër vendet që njoftuan valën e parë të sanksioneve kundër Rusisë në fillim të kësaj jave, duke synuar bankat dhe miliarderët rusë.

Një breshëri e dytë masash pritet gjerësisht së shpejti.

Në të gjithë Evropën aksionet shënuan rënie të ndjeshme.

Çmimi i arit i cili konsiderohet një aset parajsë në kohë pasigurie u rrit me 2%.