Ju flet Moska- Si Edi Rama në dëshminë e tij sot në komisionin parlamentar shiti Erion Veliajn
Emisioni "Ju flet Moska" në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj, analizoi dëshminë e kryeministrit Rama në seancën maratonë të komisionit hetimor për incineratorët
Myftaraj: E vetmja gjë interesante që ja vlen të veçohet nga dëshmia e sotme kryeministrit Rama në komisionin parlamentar për incineratorët, përtej batutave dhe gjithë atyre fjalëve që u thanë është se kryeministri Rama sot e shiti në mënyrë të bujshme Erion Veliaj. Rama u shtir sikur e mbrojti Veliajn, por në fakt e shiti atë. Ua hodhi "luanëve", pra SPAK, Veliaj si ushqim për drejtësinë e re. Kjo u duk qartë nga mënyra si u shpreh Rama në dëshminë e vet kur u pyet për incineratorin e Tiranës. Rama tha se buxheti i shtetit ka paguar vetëm për Fierin dhe Elbasanin, jo për Tiranën. Tirana është përgjegjësi e Erion Veliaj.
Shikoni videon për analizën e plotë: