Berisha për incineratorët: Vjedhje monstruoze, paratë shkuan për ministrat dhe kompaninë e tyre

Gjatë fushatës në Durrës në mbështetje të kandidatit  për kryebashkiak të Shtëpisë së Lirisë, ish-kryeministri ju referua aferës së incineratorëve si vjedhje monstruoze.

Teksa renditi shkeljet në procedura, Berisha tha se një pjesë e mirë e parave të shpenzuara për to kanë shkuar në xhepat e ministrave dhe kompanisë së tyre.

Berisha: Vjedhja është monstruoze. Për djegësin e Elbasanit pa asnjë tender, me procedurë të pashpallur, të papublikuar askund është firmosur kontrata për 22 milion euro me një kompani të sapokrijuar, të krijuar qëllimisht për të vjedhur së bashku. Kaluan te i Fierit. E rrritën me 30 milion , u ndërtua me 15 milion. Kulmon me Tiranën dhe Durrësin, shtohet, 130 milion për djegësin e Tiranës, 50 milion kushton djegësi. Të tjerat të gjitha para për ministrat dhe kompaninë e tyre. 6 marsi është fitorja juaj, fitorja e Durrësit, fitorja e Shqipërisë.