Shpërthen lufta, Rusia nis 'pushtimin në shkallë të plotë' të Ukrainës
Vladimir Putin njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 05:55 të mëngjesit me orën e Moskës - dhe minuta më vonë, sipas raporteve, u lëshuan granatimet dhe raketat e para në Ukrainë.
Në kryeqytetin e Kievit, u ndezën sirenat e emergjencës dhe fotografitë tregojnë vargje makinash të cilat kanë bllokuar autostradën në përpjekje për tu larguar nga qytetit.

Gazetari i Guardian, Luke Harding në Kiev, thotë në Twitter se ka pak njerëz në rrugë.
Ministri i Jashtëm rus tha se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij.
"Putini sapo ka nisur një pushtim të plotë të Ukrainës. Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kjo është një luftë agresioni. Ukraina do të mbrojë veten dhe do të fitojë. Bota mund dhe duhet ta ndalojë Putinin. Koha për të vepruar është tani," shkruan ai në Twitter.
Tanket dhe trupat ruse mësynë në lindje të Ukrainës në zonat e kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Moska.
Sipas raporteve nga agjencitë perëndimore të lajmeve, qytete të shumta janë nën sulm. CNN raportoi për shpërthime në së paku shtatë qytete.
Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pranë aeroportit kryesor “Boryspil” në Kiev, menjëherë pasi Rusia njoftoi për operacionin, bëri të ditur agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar mediat lokale.
Qytetarët nga kryeqyteti u larguan nga Kievi mes frikës së përhapjes së sulmeve në shkallë të gjerë.
Forcat ruse bombarduan një kompleks pallatesh në qytetin Çuguev në rajonin e Lluhanskut, zonë e cila u njoh nga Rusia si shtet sovran.
Putin has just launched a full-scale invasion of Ukraine. Peaceful Ukrainian cities are under strikes. This is a war of aggression. Ukraine will defend itself and will win. The world can and must stop Putin. The time to act is now.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 24, 2022
Aktualisht raportohet për 9 civilë të vrarë, dhjetëra të plagosur e të zhdukur. Ndërsa numri i ushtarëve ukrainas ende nuk është raportuar, por mund të jetë i lartë.
Presidenti ukrainas, Vollodimir Zellenski i cili ka shpallur gjendjen e luftës i ka bërë thirrje perëndimit që të krijojnë një front anti-Putin.
Ukraina ka shkëputur marrëdhëniet diplomatike me Rusinë.
Po ashtu ambasadori ukrainas në Ankara i ka bërë thirrje Erdoganit që të mbyllë kanalet e Bosforit dhe Dardaneleve me qëllim që anijet ruse të mos kalojnë në Mesdhe.
Komuniteti ndërkombëtar e ka dënuar Rusinë njëzëri dhe synon që të vendosë sanksionet më të ashpra që ka në dorë.
Ato po përgatiten nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Presidenti Biden u zotua se do ta bënte përgjegjës Putinin për të gjitha ngjarjet që po ndodhnin.
