Ben Andoni: Nëse përshkallëzimi i konfliktit në Ukrainë do kalojë në stade lufte Europa do të frikësohet
Analisti Ben Andoni ka folur për situatën në Ukrainë, ku është shprehur se frika më e madhe është se mos ky përshkallëzim do të kalojë në stadet e luftës.
Në një intervistë për Ora News, është shprehur se nëse kalohet në stadet e luftës Europa do të frikësohet ndërsa shtoi se zona tjetër që është e kërcënuar direkt është ajo baltik.
Ben Andoni: Momenti ku jemi është konflikt që po përshkallëzohet. Frika e madhe është që mos të të kalojë në stade të tjera. Nëse kalohet në stadet e luftës Europa do të frikësohet. Zona tjetër që është direkt e kërcënuar është zona baltike. Kjo me Ukrianën është jashtzakonisht e rëndë.
Ai tha se nuk besoj se do të ketë luftë ndërsa shtoi se konflikti do të përshkallëzohet.
Ben Andoni: Rusia ka filluar të mendoj për zonat pro ruse, këto krijojnë vatra konfliktesh, dhe këto vatra në moment të caktuar kur bie vëmendja, Rusia po përfiton. Luftë nuk besoj se do ketë por konflikti do të përshkallëzohet. Rusia po bën një demostrim force.
Intervistoi Everst Dedaj, përgatiti Anila Kolgjini.

