“Për 14 vite ministrat tuaj punojnë nën rrogoz” Rama: Përmendjen e Tahirit se kam problem

Kryeministri Edi Rama, në Komisionin Hetimor ku është duke dhënë dëshminë e tij u pyet nga deputeti demokrat Helidon Bushati për ministrat që kanë punuar nën rrogozin e tij.

Rama u përgjigj se nuk mund të bëhet e njëjta gjë në komisionin hetimor, ashtu sikurse bëhen në Kuvend, duke thënë se nuk e ka problem përmendjen e Saimir Tahirit.

Pjesë nga debati në komision:

Bushati: Fakti që keni nënshkruar mbi në një draft kontratë tregon urgjencën që keni pasur për ta bërë efektive. Pas 17 miratimeve brenda ditës, kjo tregon urgjencën. Mendoni se pas këtyre problematikave duhet të forconi mekanizimin për atë që ndodh me ministrat tuaj. Ish-ministri i brendshëm keni thënë ka qenë kampion dhe nga gjykata doli me problem të mëdha. Për 14 vite kishte punuar nën rrogozin tuaj dhe ju nuk dini asgjë. Punonte nën rrogoz  si urith dhe a duhet të përfitoni kontrollin ndaj ministrave, apo dini të mbani moton tuaj ça më duhet mu ça bëj vetë?

Rama: Nëse ne marrim mikrofonin dhe bëjmë këtë gjë, nuk bëjmë gjë tjetër vetëm atë që bëjmë në parlament dhe është një tmerr. Unë nuk thash ça më duhet mua ça bëj unë. Mua më duhet shumë jo vetëm ça bëj unë por të gjithë. Përmendjen e ministrit Tahiri nuk e kam problem.

Bushati: Nuk e përmenda Tahirin.

Rama: Nuk e përmende si emër? Unë ju them që e përmendët u morët me të.

Tabaku: Fokusimi tek objekti i Komisionit, nëse nuk i përgjigjeni një pyetje, kalojmë tek tjetra.

Rama: Dëgjova për kanabisin dhe që nuk di asgjë, por po e ndërpres.