Incineratorët/ Guri: Tirana e mbushur me plehra, landfillet po ndërtohen në lumenj, duhet të ndryshohen teknikat

Ambientalisti Sazan Guri, teksa ka folur për aferën e incineratorëve është shprehur se Tirana dhe fshtrat e saj janë të mbushura me mbeturina.

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Besmira  Pelushaj, Guri tha se përsa i përket incineratorëve janë bërë gabime teknike, pasi nuk janë pyetur shkencëtarët ndërsa është shpërfillur zëri qytetar.

Sazan Guri: Erion Veliaj mori rolin e një kryetari qarku sepse vendosi dhe vulosi edhe për Kamzën edhe për Kavajën edhe Durrësin. Gabimi teknik, apo mospërfillja e zërit qytetar, mos pyetja e shkencëtarë kanë çuar në situatën ku jemi sot. E vetmja gjë pozitive që kemi ne si vend është se qeveria arriti të bënte një landfill të sigurt të menaxhimit të mbetjeve industrial. Të dalësh në Tiranë ke mbetje të pambledhura. Po të shohësh fshatrat e Tiranës, do ë shohësh një ndotje, grumbullime plehrash pa fund. Jo vetëm në fshatra por edhe në lagjet në periferi të Tiranës.

Teksa ka hedhur akuza për qevrinë, Guri tha se ata janë të pandalshëm në dëmin që po i bëjnë vendet, ndërsa shtoi se arrestimi i disa personave në lidhje me aferën korruptive nuk ka shumë rëndësi pasi sipas tij teknikat sërish nuk do i ndryshojnë.

Sazan Guri: Populli nuk fiton asgjë nga kjo. Teknologjia do të rri në vend. Gjenerali dhe majori janë po ata. Këta janë të pandalshëm në atë që i bëjnë vendit. Landfillet i vendosin në zhavorre aty ku bashkohen tre lumenj. Kjo që kanë bërë në Elbasan është e tmerrshme. Nuk është e rëndësishme pse i futën në burg, e rëndësishme se a do të ndryshojnë teknikat që përdorin.  

Përgatiti Anila Kolgjini.