Mendimi i Redon Makashit për tekstet e dashurisë që bëhen sot

Kantautori i mirënjohur Redon Makashi ishte i ftuar në studion e Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati.

Por a i këndohet dashurisë sot njësoj si dikur? Çfarë mendon Redon Makashi?

Makashi: S'mund t'i quaj tekste në radhë të parë. Nuk të mbesin më mendje. Madje teksti është një pjesë shumë e domosdoshme për një këngë, ajo e bën që të mbahet mend. Ideja është që mos përmenden shumë fjalë vulgare se kur e transmeton me art sikur e humbet bukurinë. Mungon pena me thënë të drejtën. Janë këngë që janë për momentin, bëjnë bujë për momentin, marrin disa klikime dhe harrohen. Ideja është që teksti ka peshën mos them kryesore, më shumë se muzika. Fjala është ajo që hyn direkt në qeliza.


Redon Makashi performoi Live për gjithë publikun në studion e Why?Not një nga këngët e tij më të bukura të titulluar "Dikur luaja me ndjenjat e saj."