Why?Not i bën shkuesi Redon Makashit, ja cila është nusja

Çfarë kriteresh duhet të ketë një femër për ta bërë për vete Redon Makashin?

I ftuar në studion e Why?Not në RTV Ora me moderatoren Roza Lati kantautori tregoi se pse nuk është martuar.

"Këtu ishte problemi im, më saktë neglizhenca ime."

Por nuk kanë munguar lojërat, pasi Why?not mendoi të bënte shkuesi dhe t'i gjente "nusen" e duhur kantautorit.

Aktorja Renada Caci e veshur si nuse mes të qeshurash hyri në studio dhe i tha: Unë vdes për ty. Bëj çfarë të duash, vetëm më ço në shtëpi. Një duartrokitje për kandidatin më të bukur të jetës sime që kam pasur ndonjëherë variant.