A i është rritur audienca nga pjesëmarrja në BBV? Elhaid Cufi tregon për Why?Not se...

Elhaid Cufi është një nga ish-banorët e Big Brother Vip. I ftuar në studion e Why?Not në RTV Ora ai rrëfeu për moderatoren Roza Lati nëse ka ndikuar ky reality show për t'i rritur audiencën.

Cufi: Është rritur, unë e kisha audiencën deri diku pro është rritur një numër sepse nuk mund ta mohoj këtë pjesë. Ajo që më dha Big Brother ishte lidhja e zërit me figurën, ngaqë njerëzit më njihnin si emër por nuk më njihnin se si dukem. Unë këtë e pashë si mundësi, që njerëzit të më njohin si imazh meqë më kanë njohur si emër me vite.

Poeti tregoi se  brenda shtëpisë së BBV është ndjerë si një anije mes detit me super stuhi. Sipas tij trysnia e kamerave të jep presionin dhe trysninë që duket sikur e ke kokën në një rrjedhë uji shumë të madhe.