Redon Makashi pranon në Why?Not se 14 shkurtin tjetër nuk do të jetë vetëm

Why? Not-i i ditës së sotme i ishte dedikuar dashurisë. Redon Makashi i ftuari i mbrëmjes pranoi për moderatoren Roza Lati se në 14 shkurtin tjetër nuk do të jetë vetëm.

Roza Lati: Pse nuk je martuar?

Makashi: Nuk do të thotë që duhet të kesh letër, figurojmë të lidhur. Këtu ishte problemi im, më saktë neglizhenca ime. Të qenurit pak egoist në çdo aspekt, ngelëm prapa në këtë pikë. Ka ardhur momenti, ka tejkaluar momenti madje...shpresoj që 14 shkurtin tjetër po u takuam do flasim ndryshe bashkë.