Redon Makashi tregon ekskluzivisht për Why?Not: Ja si ja lypnim femrave dikur
Në Why?Not-in e dashurisë ishte i ftuar kantautori Redon Makashi. Kush më bukur mund t'i këndonte dashurisë? Para e të fillonte intervistën me moderatoren Roza Lati, Redon Makashi performoi Live në Studio një nga këngët e tij më të bukura "Përse më bëre të të urrej."
Ai gjithashtu tregoi se si i "ngacmonin" gocat dikur, pra si ja shprehnin dashurinë dikur dhe si shprehet sot?
Mes batutash me moderatoren Lati Makashi tha: Duhej t'ia thoshe fjalën "Të dua."
Ai rrëfeu një rast nga eksperienca e tij personale.
Makashi: Një rast i imi kur kemi qenë adoleshent. Ime më me ansamblin e shtetit bënin shpesh rrugët jashtë shtetit dhe sillnin çimçakizë. Çimçakizët atëherë kanë qenë një dhuratë super e madhe. Brenda letrës së çimçakizit kam shkruar fjalën "Të dua." Kur u hap çimçakizi u pa dhe fjala "Të dua." Thuhej me vështirësi ajo fjalë. Kanë qenë kujtime shumë të bukura dhe mënyra e dashurisë atëherë ka qenë më e ndjeshme, më e sinqertë. Tani kalon direkt në thelb, mos themi që janë femrat që gjuajnë.
