Frazat me të cilat Elhaid Cufi përshkruan konkurrentët e BBV në Why?Not do t'ju lënë gojëhapur

Elhaid Cufi i ftuari i mbrëmjes në studion e Why?Not ju bashkua lojës së fotove të shfaqura në ledwall. Teksa moderatorja Roza Lati i tregonte një nga një personat VIP të cilët ishin pjesë e BBV, poeti i komentonte.

Donald Veshaj

Cufi: Guximi është i vetmi mjet që nuk të lë asnjëherë në baltë në rrugën për të ndjekur ëndrrat.

Arjola Demiraj

Cufi: Sakrificat më të mëdha në jetë burojnë nga femrat.

Monika Lubonja

Cufi: Monika ka treguar që vitet nuk e plakin njeriun, por mendja.

Sarah & PM

Cufi: Dashuria shpërndan buzëqeshjen si yjet nëpër qiell.

Beniada

Cufi: Ka treguar shumë pozitivitet, thjeshtësi dhe është gocë për tu vlerësuar. Asnjë s'e bën njeriun më të fortë se sa thjeshtësia.

Ilir Shaqiri

Cufi: Durimi është çelësi i arritjeve në jetë.