Tenderat e qepur të Veliajt, Bashkia e Tiranës skualifikon 8 kompani që dhanë çmim të ulët, shkak targat
Ndërsa PD po e pret që të japë dëshminë e tij për incineratorin e Tiranës në Komisionin Hetimor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vijon të hedhë e tij firmë mbi tendera të tjetër. Kryebashkiaku socialist ka skualifikuar ofertën me të ulët duke ja dhënë tenderin e radhës kompanisë, e cila kishte kërkuar më shumë para.
"Mos luani me një zjarr që do të bëhet gjithnjë e më përvëlues, qepja me dorë e procedurës së tenderit si kostum me porosi e cënon drejtëpërdrejtë shkallën dhe nivelin e pjesëmarrjes, ndërkohë nivelin e qeverisjes vendore, kanceri vazhdon ha lekë".
Kjo deklarate e bërë në korrik të vitit të shkuar prej kryeministrit Edi Rama duket se nuk kanë bërë asnjë efekt në Bashkinë e Tiranës.
Madje tashmë kërkesa e bërë me tone vendosmërie prej shefit të qeverisë është kyçur në sirtarë të pluhrosur.
Prokurimi i radhës është “Rehabilitimi i emergjencës civile Ura e Çerkezit”, për të cilën Erion Veliaj parashikon të shpenzojë 34 milionë e 370 mijë lekë lekë pa TVSH ose 281 mijë euro.
Si rrallë ndonjëherë në garë u përfshinë 10 kompani, ku vlera më e ulët e kërkuar është 24 milionë e 806 mijë ose e thënë ndryshe 203 mijë euro.
Oferta më e lartë e ofruar është ajo e kompanisë Aurum dhe England me vlerë 31 milionë e 676 mijë e 888 lekë dhe “Denis-05” me vlerë 32 milion e 596 mijë lekë.
Çuditërisht të gjitha kompanitë më ofertë të ulët u skualifikuan me argumente të çuditshme si mungesa e targave të mjeteve të rënda.
Në prokurim u lejuan të garojnë deri në fund vetëm dy ofertat më të larta, duke u shpallur fitues Aurum dhe England.
Megjithatë duket se vëmendja e opozitës është drejtuar te koncesioni i incineratorëve, por duket se emergjent mbetet dhe një hetim për këto tendera pa konkurim.
