ARRSH: Pas bllokimit nga ortekët dhe dëbora, bëhet hapja e aksit rrugor Qafë Thore-Theth
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2022, 20:26
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije është bërë e mundur hapja e aksit rrugor Qafë Thore-Theth.
Rruga ishte bllokuar për shkak të rënieve të vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës, ndërsa tashmë qarkullimi mund të kryhet pa probleme.
“Pas punës së vazhdueshme, pavarësisht shkallës së vështirësisë nga rëniet e vazhdueshme të ortekëve dhe trashësisë së borës u bë e mundur hapja e aksit rrugor Qafë Thore-Theth, Tashmë qarkullimi kryhet pa probleme.”

