Lushnje, 63-vjeçar bie nga ura në kanal, ndërron jetë, dyshohet nga arresti kardiak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Shkurt 2022, 18:23
Një 63-vjeçar banor i fshatit Ngurrëz ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme ne afërsi të një ure në vendin e quajtur kthesa e Ngurrëzës.
Ai ka qenë duke udhëtuar me motoçikletën e tij dhe duke ardhur nga rruga e Gjazës ka dashur të kthehet, por ka qëndruar mbi urë dhe ka renë në kanal.
Edhe pse e kane nxjerrë persona qe u ndodhën rastësisht aty, ai ka humbur jetën pa mbërritur ende në spitalin e Lushnjes.
Mjeket dyshojnë se ai ka pësuar një arrest kardiak ndërsa policia në vendngjarje.


