“Tragjedia u shfrytëzua për zhvatje”, Berisha: Rama përdori rindërtimin për t’i marrë pronat qytetarëve
Procesi i rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, sipas Sali Berishës, po përdoret nga kryeministri Rama për ti marrë pronën qytetarëve. Lideri historik i PD nga Durrësi u shpreh se qeveria gjithashtu ka ndërtuar një sistem diskriminues ndaj të ardhurve. Duke ironizuar kundërshtarët, Berisha u bëri thirrje demokratëve të Durrësit të votojnë për kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka.
Lideri Historik i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama se po e përdor procesin e rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit për ti marrë pronat qytetarëve. Sipas Berishës, dhënia e këtyre shtëpive pa te drejtën e shitjes apo trashëgimisë së tyre është e padrejtë dhe njëkohësisht është shfrytëëzuar për të blerë votën e qytetarëve.
“Qeveria me këtë tregoi moralin e saj, fytyrën e saj, padrejtësinë e saj, qytetarët u ndanë politikisht dhe u trajtuan sipas bindjeve politike dhe jo sipas dëmeve të tërmetit, u trajtuan për të plaçkitur votën nëpërmjet fondeve te tërmetit, banorët e Durrësit nuk i shesin dhe nuk ia lënë dot njeriu, prej jush ka te moshuar dhe e kujtojmë këtu 1978 tërmetin që rrafshoi me qindra banesa në Bushat dhe Shkodër, diktatura i ndërtoi shtëpitë po nuk i tha njeriu qe s’mund ti shesësh, në një farë mënyre edhe është edhe s’është e jotja, kjo tregon fytyrën e shëmtuar të kësaj qeverie."
Berisha theksoi se kryeministrin Rama ka krijuar një sistem diskriminues ndaj të ardhurve.
“Racizmi që tregon kjo qeveri ndaj të ardhurve, për të mos thënë për taksën e Rrugës së Kombit dhe asaj që do i vej të Arbrit, sikur nuk janë zona të Shqipërisë por të një vendi tjetër.”
Ish kryeministri ka vazhduar më tej me akuza duke thënë se i gjithë kreu i qeverisë është i përfshirë në aferën e incineratorëve dhe ka shfrytëzuar taksat e qytetarëve për interesat e saj personale.
“Qeveritarët kanë vjedhur me baule të mëdha, taksat tuaja, për t’i shërdorur në atë mënyrë, arben Ahmeti, Sako, Veliaj, Rama. 600 mijë euro bileta, Range Rover, makina të tjera se e dinin se Edi Rama, Ahmetaj, Velia, Koka, Gjiknuri, kanë mbushur baulet me euro dhe s’mudn t’i thoshin atyre asgjë. Kemi parë që dilte oficeri me Zoton. E gjitha kjo është një vjedhje e qeverisë."
Gjithashtu Berisha u ka bërë thirrje demokratëve të Durrësit të votojnë kandidatin e koalicionit “Shtëpia e lirisë” Ardian Muka, duke ironizuar kundërshtarët në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6-marsit.

