Incineratorët, Gazetarja: Pritet që zyrtarë të tjerë të vihen nën akuzë, hetimet përfundojnë brenda 3 javësh
Gazetarja Keti Banushi është shprehur se për ish-Ministrin Lefter Koka, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, janë dhënë direkt urdhër arreste pa u marrë në pyetje, pasi prokurorët u bazuan në dokumentet që kishin.
Në një intervistë për Ora Neës, me gazetarin Everest Dedaj, babushi tha se për incineratorin e Fierit po merren në pyetje persona që kanë lidhje me këtë çështje, ndërsa shtoi se e njëjta procedurë do të ndiqet edhe për incineratorin e Tiranës.
Keti Banushi: Me incineratorin e Elbasanit është ecur më tej pasi kanë qenë dokumentet, të cilat e bënë të panegociueshme faktin që mund të zgjatej si hetim. Prokurori i çështjes nuk e mori fare në pyetje ish-ministrin Lefter Koka, direkt veproi me arrestimin e tij. Po kështu dhe dy administratorët Stelja Gugallja nuk janë marrë në pyetje. Edhe në incineratorin e Fierit dhe të Tiranës, janë dy prokurorë të ndryshëm.
I pari është Klodian Braho, i cili ka vepruar me tre kërkesa për urdhër arreste por vetëm një është realizuar, pasi dy administratorët e tjerë e kanë nuhatur dhe janë larguar pavarësisht se në sistemin Tims nuk del se janë larguar. Për incineratorin e Fierit kanë nisur dhe marrjen në pyetje të personave po në cilësinë e personave që kanë dijeni për ngjarjen. Janë persona që japin deklarimet e tyre. U mor në pyetje Armando Subashi.
Ajo shtoi se prokuroria ka sekuestruar dokumentet e nevojshme për të tre incineratorët, ndërsa theksoi se pritet që hetimet të mbyllen brenda 2-3 javësh.
Banushi paralajmëroi se zyrtarët të tjetë pritet të vihen në akuzë, për aferën e incineratorëve.
Keti Banushi: Për incineratorin e Fierit kanë dalë disa problem dhe fokusi i oficerëve së policisë gjyqësore të cilët e kanë marrë në pyetje kanë qenë procedurat që janë ndjekur për këtë incinerator. Prokurorët gjatë kësaj periudhe kanë hetuar në bazë të provave shkresore, kanë sekuestruar të gjitha provat për të tre incineratorët. Pas përfundimit të pyetjeve edhe për incineratorin e Tiranës, është i njëjti prokuror që po heton të dy incineratorët. Vonesa ka të bëjë edhe me mungesën e stafit në prokurorë. Mendoj se me këtë ritëm që po ecet, brenda dy ose tre javësh, prokuroria do të ketë mbaruar hetimet. Do të ketë një vendim për incineratorët. Ka zyrtarë të tjerë që pritet të vihen në akuzë në lidhje me incineratorët, por megjithatë nuk mund të t’i them me emra.
