Reforma territoriale, Haxhimali: Opozita u kujtua me vonesë, jam kundër modelit që propozon Rama
Eksperti i Qeverisjes Vendore, Agron Haxhimali i ftuar në studion e RTV Ora me gazetaren Kostana Morava u shpreh se politika duke përfshirë mazhorancën dhe opozitën janë kujtuar shumë vonë për ndryshimin e reformën territoriale.
Ai tha se nuk është pro asaj që thotë Edi Rama për shkurtimin e njësive administrative, ndërsa shtoi se modeli që propozon opozita është bashkohorë.
Politika, qeveria dhe opozita janë kujtuar shumë vonë për reformën territoriale.
Agron Haxhimali: Çfarë nuk shkoi me reformën e miratuar në 2014. Mungesa e përfaqësimit të qytetarëve në vendimmarrje, marrja e shërbimit qoftë në sasi, qoftë në cilësi. Mendoj se kësaj here do bëhet mirë kjo i shërben qytetarëve. 3 modele ka për tu bërë reforma territoriale. Modeli i parë është me shkrirje, si ajo që ndodhi, u shkrinë 308 komunat dhe u bën 61 bashki.
Ky është model më jo demokratik, por i guximshëm vendos politika dhe zgjidhet. Varianti tjetër që po diskutojmë ne sot kërkon një shkrirje tjetër. Nuk mbështesë atë që ka thënë Rama që të shkurtohen sërish bashkitë. Opozita thotë se jemi një numër relativisht më të madh të qeverisjes vendore, ky quhet modeli me ndarje. Ky është një model bashkohorë.
Sipas tij, modeli më demokratik është ai me bashkim, pra disa bashki të mëdha të vendosin vetë për t’u bashkuar.
