Foto/ Firma me Juven e bën me të dashur të re, zbulohet ylli i ri i Vlahoviç!

Dusan Vlahoviç sapo firmosi me Juventusin u konfirmua se ka mbyllur historinë me partneren e tij, Maria Sole Pollio.

Influencerja e famshme në Itali deklaroi se lojtari serb ka vendosur të dedikohet në fushë por këto fjalë bien menjëherë sepse shtypi vendas ka konfirmuar se ish bomberi i Fiorentinës ka një lidhje të re.

Numri 7 i Juventusit nuk mund të rrinte gjatë single dhe sot është bërë publike dhe e dashura e tij, një yll në fakt siç është Carolina Stramare.

Foto/ Firma me Juven e bën me të dashur të re, zbulohet ylli i ri

23-vjeçarja është modele nga Genova dhe në 2019 u shpall Miss Italia teksa me Vlahoviç mësohet të jetë njohur gjatë aktivizimit të lojtarit me Fiorentinën.

Foto/ Firma me Juven e bën me të dashur të re, zbulohet ylli i ri

Historia mes tyre mësohet të jetë konkretizuar me kalimin e sulmuesit në Torino madje të dy kanë kaluar netët bashkë pasi kanë festuar ditëlindjet e të dyve më 27 dhe 28 Janar. Modelja postoi një dhuratë të marrë për ditëlindje, një makinë 4x4 luksoze dhe ku dhuruesi ishte mister, ndoshta mister Vlahoviç!