Presioni për doping i bëhet makth. 15-vjeçarja ruse nuk fiton medalje në Pekin (Video)
Kampionia Olimpike në patinazh në programin e lirë nuk është Kamila Valieva por një ruse tjetër. Patinatorja Anna Shcherbakova ishte ajo që u kurorëzua kampione olimpike këtë të enjte në Pekin teksa zhgënjeu ajo që ishte favorite, Kamila Valieva e cila dominoi në programin e shkurtër dy ditë më parë shkruan Ora News.
15-vjeçarja Kamila Valieva i mahniti të gjithë dhe ishte favoritja e madhe por rezultati pozitiv me doping shkaktoi një kaos ku në fund u vendos që ajo të garonte por nëse merrte medalje nuk do të kishte ceremoni.
Gjithsesi sot ishte gara e madhe për medalje dhe ajo që fitoi ishte Anna Shcherbakova një tjetër ruse e cila la pas Alexandra Trusova dhe japoneze Kaori Sakamoto duke lënë thatë pikërisht 15-vjeçaren Valieva.
Garimi i saj u duk qartë që ishte me probleme, dhe presioni i madh i këtyre ditëve ka ndikuar jashtëzakonisht te ajo e cila në fund shpërthen në lot. Ndiqni videon…
???? Listen to the support from the crowd ????
— Eurosport (@eurosport) February 17, 2022
A brave performance from 15-year-old Kamila Valieva - who tries to hold back the tears of disappointment ????#Beijing2022 | #FigureSkating pic.twitter.com/JxFenZPYRF
