Video/ Gruaja e Tottit çmend rrjetin, kërcim hot dhe puthje pasionante me Hunziker
Francesco Totti për momentin ende nuk ka nisur një aventurë të re zyrtare ku synon të bëhet drejtues te Roma apo edhe në ndonjë skudër tjetër.
Ndërkohë bashkëshortja e tij, bukuroshja Ilary Blasi po shkëlqen si moderatore e “Ishulli i të Famshmëve” në Itali ndërsa ishte ftuar edhe në një emision të ri në Mediaset.
Michelle Impossible është një show i drejtuar nga Michelle Huzinker e cila ftoi mbrëmjen e parë miken e saj, pikërisht Ilary Blasy, shkruan Ora News.
Mes shakave dhe bisedave më pas të dyja bënë një vallëzim shumë sensual teksa në fund ishte dhe qershia mbi tortë. Një përqafim dhe puthje pasionante që bëri xhiron e rrjetit.
Nuk dihet nëse Totti do të jetë bërë xheloz por fotot dhe videot shpërthyen nëpër rrjetet sociale. Videon mund ta ndiqni më poshtë…
