Francezët i kthejnë 'reston' Shqipërisë pas lapsusit të 2019, i vendosin himnin shqiptar kombëtares së Finlandës

Duket se nuk e kanë pasur personale me ne. Tifozët e kujtojnë mirë momentin para fillimit të ndeshjes së Kombëtares ndaj Francës në shtator të 2019 kur u vendos gabimisht himni i Andorrës.

Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikueset e “EURO 2020”.

Francezët nuk kanë ‘zënë’ mend. E njëjta gjë i ka ndodhur edhe përfaqësueses së Finlandës së femrave, ku në vend të himnit të tyre u vendos ai i Shqipërisë.

Futbollistet finlandeze mbetën të shtangur dhe të surprizuara por e morën me buzëqeshje pasi e kuptuan që gjithçka ishte një ngatërresë.

Ndeshja mes Francës së Femrave dhe Finlandës së Femrave luhej për “Turneun e Francës së Femrave” dhe përfundoi me fitoren e francezeve me rezultatin 5-0.