Video/ Atletico rikthehet në errësirë, e mund Levante në “Wanda”

Një ndeshje e prapambetur që mund të ndryshonte edhe fatin e pjesës së mbetur të sezonit për Kampionët e Spanjës, shkon për dreq.

Atl. Madrid që vinte pas fitores së çmendur 4-3 me Getafen bën një gafë të madhe teksa humbet po në shtëpi 0-1 përballë Levantes.

Një ndeshje e hapur për të dyja skuadrat e luajtur disi më mirë nga “los colchoneros” por e vendosur nga një gol i Melero në pjesën e dytë në 54’.

Menjëherë pas golit Atletico fiton një penallti por VAR e anulon dhe më tej ankthi dhe tensioni nuk e lejojnë skuadrën e Simeones të reagojë qartë.

Atl. Madrid merr një humbje që nuk duhej të vinte në këtë moment dhe që e le sërish në vendin e pestë në La Liga./Ora News/.