Bajraktari: Asnjëra nga palët nuk do luftë, Rusia nëse do të sulmojë do të ketë sanksione

Në “drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Konsulli i nderit i Ukrainës Bledi Bajraktari u shpreh se bashkia ndërkombëtare ka qenë kundër aneksimit të Krimesë.

Ai theksoi se asnjëra nga palët nuk do luftë dhe se nëse një gjë e tillë ndodh për Rusinë do të ketë sanksione të ndryshme.

Bajraktari: Bashkia ndërkombëtare ka qenë kundër aneksimit të Krimesë dhe ka pasur edhe sanksione ndaj Rusisë. Vetëm Gjermania ka qenë që ka thënë se duhet pritur.

Për mua nuk është se do ketë luftë, sepse nuk i leverdis askujt. Është një gjë e qartë kjo besoj, sidomos në shekullin 21. Jemi të gjithë për marrëveshje diplomatike dhe për drejtësi. Ky konflikt nuk është në të mirën e asnjë vendi. Nëse Rusia tregohet me kapriço, atëherë do të ndëshkohet.